13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Dorën bravo Isa Mustafës”, “Thaçi s’ka hy në dialog me rimodelu Kosovën”, “Lajçaku i anshëm”– Krejt çka tha Konjufca në një intervistë televizive

- Advertisement -

Të gjitha këto, të përmbledhura, u thanë nga Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë për Radio Televizionin 21, ku gjerësisht foli për procesin e dialogut dhe Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe.

Pikësëpari Konjufca identifikoi “njëanësi” te Fascilituesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. “Ai nuk është i paanshëm”, u shpreh ai. Por, si? Nga mënyra se si i sheh negociatat, tha ai, të çon mallin “sikur me bisedu dy shtete të cilat nuk e kanë të definuar statusin”. E këtu konsiston gabimi i ndërmjetësit, tha ai decidivisht.

“Nëse mendon kështu që Asociacioni nuk paragjykon asgjë dhe për Asociacionin janë të gjitha opcionet e hapura ai e ka gabim. Nëse mendon që të gjitha opcionet janë të tavolinë. A e dini pse? Qe po e shpjegoj. Ae dini ju që Evropa ka shtete Federative, Kosova nuk është shtet federativ dhe kurrë nuk do të jetë. Është shtet unitar. I përbërë prej njësive të veta; dhe njësitë janë komunat e veta. Dhe, Kosova ka dy nivele të qeverisjes. Komunale dhe qëndrore. Nuk ka organe federative dhe nuk ka autonomi territoriale. Nëse Lajçak thotë se gjithçka është në tavolinë, ai e ka gabim”.

Sa për aranzhime federative, ku ka pjesëza të pavarura, e ku këto pjesëza të pavarura krijojnë organe interaksioni federativ, “kurrë s’do të jenë të mundura”, beson ai.

“Kosova ka hy në dialog, e besoj edhe Hashim Thaçi në atë kohë më 2011, për normalizim të marrëdhënieve, e jo për ta rimodeluar shtetin. Ne nuk kemi hyrë në dialog për ta zbuluar një shtet tjetër. Por, për normalizim”.

Nëse Serbia nuk mendon që po dialogon me një shtet të pavarur, “punë e madhe”.

Konjufca e nisi prej letrës së Presidentit të ShBA’së, Joe Biden, dërguar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se dialogu epilogun duhet ta gjejë një njohjen e ndërsjellë. E pikërisht këtu ai gjeti sërish hapësirë për ta kritikuar Lajçakun. “A pas dy vitesh, a pas tre, a pas dhjetë, unë nuk e di. Por nuk duhet me humb pikëshikimi i njohjes. E mua po më duket që zoti Lajçak po e humb këtë pikëvështrim”.

“Qëllimi amerikan për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi nuk ka ndryshuar, ka ndryshuar vetëm të kuptuarit praktik se qysh të arrihet atje. Se shiko mund të thoni, po du me shku në Pejë, por pastaj mund të zgjedhësh edhe me çka me shku, qysh don me shku. Këto janë pastaj diskutime praktike, por që do të shkojmë atje askush nuk e vë në pikëpyetje. Në kuptimin praktik kanë dashur të arrijnë me dy hapa. Marrëveshja e Ohrit që do ta ketë formën e njohjës ‘de facto’”.

Asociacioni, letra e Mogherinit dërguar Isa Mustaftës…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmend kaherë letrën e ish-Përfaqësues së Lartë të BE’së, Federica Mogherinit, por asnjëherë nuk e përmend emrin e ish-kryeministrit Mustafa. Këtu Konjufca rrotlloi hesapet. I dha madje edhe dorën: “Qe bravo!”, tha ai.

“Kemi reflektuar. Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjunë në mbeturina. Varet qysh e koncepton. Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor. Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon”, tha për herë të parë Glauk Konjufca duke afirmuar rolin e Mustafës.

A e keni njoftë atëherë këtë letër, e pyeti gazetari. “Jo, veç na u ka dokë një siguresë e mirë. Shiko tash duhesh me shfrytëzu gjithçka në dorë”.

Sa i përket Asociacionit dhe sekuencimit të saj në Marrëveshjen e Ohrit, Konjufca qëndron në atë se njëherë njohja faktike e mëpastaj Asociacioni.

“Asociaiconi nis të diskutohet dy javë pasi Serbia ta bëjë njohjen de-facto. Ulemi ia gjejmë një formë Asociacionit. Asociacioni e ka kuptimin e vetëmenaxhimit. Tash çka është ajo? Ne e kemi katër elemente: E kemi atë të 2013’ës që bashkësia ndërkombëtare po na thotë e keni obligim. Me shfuqizu nuk keni shfyqëzu. Pra, ajo është obligim ndërkombëtar. Ne themi që kemi kushtetuetshmërinë. Ajo shumë mirë e rregullon sistemin unitar të shtetit: atë qendror dhe lokal. Serbia po dëshiron një autonomi që Kosovën e bën federatë. Nuk ka mundësi, themi ne. E dyta: vetë BE’ja na ka dhanë një letër, në fakt qeverisë së Isa Mustafës, edhe për neve na ndihmon”.

“E treta është kolumna e Derek Chollet dhe Gabriel Escobar. Aty thuhet që Asociacion do të ketë karakter koordinues. Jo, qeveritar, ekzekutiv, por koordinues i atyre komunave. A është e dëmshme kjo? Kosova ka kapacitete që kjo mos me qenë fatale dhe e dëmshme për të. Por, ne do të kemi kujdes të mos tejkalohen vijat e kuqe. Kushtetuta është vija e kuqe”, tha Glauk Konjufca./Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit