Erdogan Dautaj ka dhënë dorëheqje nga grupi i asamblistëve të AAK-së në Deçan.
Ai thotë se arsyeja është mos krijimi i hapsirës së fushëveprimit në komunë, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Qytetar të respektuar të komunës së Deçanit,shumë të respektuar përkrahës të mi në zgjedhjet e 17 tetorit, ju falendëroj shumë për përkrahjen dhe ju jam mirënjohës gjatë tanë jetës!
Unë që nga sot nuk do të jam pjesë e grupit të asambleistëve të AAK-së në kuvendin komunal të Deçanit!
Arsyeja është mos krijimi i hapsirës së fushëveprimit në komunën tonë, barrikadimi i një grupi të interesit që e ka ngulfatur shoqërin në komunën tonë!
Unë ju premtoj që do të jam zë edhe më i fuqishëm në realizimin e interesave të gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit!
Nga sot jam asambleist i pavarur në asamblen komunale!
Me shumë respekt dhe dashamirësi i juaji
Erdogan Dautaj