-1.2 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Dorëhiqet ministri grek i Transportit pas aksidentit me 36 të vdekur

- Advertisement -

Ka dhënë dorëheqje ministri grek i Transportit Kostas Karamanlis pas aksidentit tragjik në mes të dy trenave që la 36 të vdekur.

Ai deklaroi  se ishte “detyra” e tij të tërhiqej nga ky post “si një tregues themelor i respektit për t’i kujtuar njerëzit që vdiqën kaq padrejtësisht”.

Shkaku i përplasjes afër Vale të Tempe, rreth 380 kilometra në veri të Athinës, nuk ishte menjëherë i qartë, por drejtuesi i stacionit në qytetin e afërt të Larissa u arrestua.

Dy njerëz të tjerë janë ndaluar për t’u marrë në pyetje, raporton Associated Press.

Është e paqartë se me çfarë shpejtësie të dy trenat po udhëtonin kur u përplasën me njëri -tjetrin pak para mesnatës së së martës, por transmetuesi shtetëror Ert tha se po lëvizte me më shumë se 140 kilometra në orë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit