6 C
New York
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

Dorëhiqet drejtori i Inspektoratit së Trashëgimisë Kulturore

- Advertisement -

Imer Hakaj ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Inspektoratit së Trashëgimisë Kulturore.

Këtë vendim, ai thotë se e mori pasi Komuna e Prishtinës inicioi kallëzim penal ndaj këtij institucioni, pasi Inspektorati kishte ndërprerë punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.

“Përgjegjës për të gjitha veprimet e ndërmarra deri më tani jam dhe mbetem vetëm unë, si Drejtor i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, duke u nisur nga udhëzimi dhe miratimi për inspektim për Inspektorin e ITK-së. Personalisht, tani ndiej përgjegjësi të plotë zyrtare për mosveprimet me kohë ndaj shkelësve të ligjit për trashëgimi kulturore nga ana e Komunës së Prishtinës. Unë nuk ndalem asnjëherë në angazhimin tim për drejtësi. Nga funksioni zyrtar, njoh vetëm ligjin dhe kurrë grupet e interesave ditore”, ka thënë ai.

Hakaj tha se ka kërkuar të largohet menjëherë nga detyra “për shkak të mosreagimit me kohë ndaj shkelësve të ligjit”.

“Gjatë ditëve në vijim do të informoheni për të gjitha veprimet institucionale. Ndërkohë, nga sot ofroj dorëheqjen time nga detyra zyrtare për mosndërmarrjen e veprimeve me kohë. Ndiej përgjegjësi për këtë dhe kërkoj nga ministri im, z. Hajrulla Çeku, largimin tim të menjëhershëm nga detyra, për shkak të mosreagimit me kohë ndaj shkelësve të ligjit”, ka theksuar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit