Driton Veliu, drejtori i Shëndetësisë në komunën e Podujevës sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit, në komunën që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi.
Në udhëheqësinë e Komunës së Podujevës, nuk po gjendet qetësi. Një ditë pas shkarkimit të drejtorit të Inspeksionit Besnik Mulliqi i cili thotë se ndaj tij u morën masa pasi që luftoi deri në fund në mbrojtje të ligjit, sot është dorëhequr një drejtor tjetër.
Driton Veliu, që drejtonte drejtorinë e Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Lajmin e ka konfirmuar vet ai. Veliu tha se përveç arsyeve personale kanë ndikuar edhe zhvillimet e fundit për të marrë këtë vendim.
“Po kam dhënë dorëheqje. Për arsye personale por edhe për disa zhvillime të fundit që kanë ndodhë aty, kam dhënë dorëheqje,” – ka thënë Veliu për Nacionalen.