26.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Dora që i kruhej i sjell 30 mijë dollarë në lotari

- Advertisement -

Një burrë nga Baltimore i ShBA-së tha se një kruarje dore e shtyu ta blinte biletën e lotarisë që përfundimisht i solli çmimin prej 30 mijë dollarësh.

Për zyrtarët e Lotarisë së Marylandit ai tregoi se ishte duke bërë pazar në dyqanin “Giant” në Parkville, kur papritur nisi t’i kruhej dora. Duke u bazuar në një bestytni të njohur se kruarja e dorës paralajmëron një fitim të madh, ai vendosi të ndalet te një pikë e lotarisë dhe të blejë një biletë Keno me opsionin Super Bonus, duke përdorur disa numra që i kishte parë më herët gjatë ditës.

Pas blerjes, e skanoi biletën dhe mbeti i habitur kur në ekran u shfaq mesazhi: “Kontakto lotarinë”, shenjë që kishte fituar një shumë të konsiderueshme.

Fatlumit iu konfirmua çmimi prej 30 mijë dollarësh, të cilat ka thënë se do t’i vendosë në kursime.

Të ngjashme

Të fundit