24 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Donnarumma te City, largohet Ederson

- Advertisement -

Portieri i Kombëtares së Italisë, Gianluigi Donnarumma do të jetë lëvizja e madhe e Manchester Cityt në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Bëhet e ditur se Donnarumma, tashmë ka marrëveshje personale me Cityn, ekip që ka mbi një javë që po negocion me Paris Saint-Germainin për transferimin e tij.

PSG po kërkon të paktën 50 milionë euro për Donnarumman, dhe City po punon në këtë drejtim pasi do ta shesë brazilianin Ederson, i cili po kërkohet nga Galatasaray.

Donnarumma nuk bën pjesë në planet e PSG-së, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm dhe ekipi francez po e pret largimin e tij gjatë javës së ardhshme.

Të ngjashme

Të fundit