6.7 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Donnarumma nuk ka frikë: Nuk kisha faj te goli i Benzema! Alternimi? PSG të vendosë

- Advertisement -

Gianluigi Donnarumma, kampioni i Europës me Italinë, te PSG nuk ka qenë një titullar fiks, ndërkohë që italiani është akuzuar edhe për golin e Benzema në Champions League.

Vetë portieri nuk pranon të ketë gabuar në atë episod: “Goli i parë (Benzema) nuk ishte i vlefshëm, por ne mund ta kishim menaxhuar pjesën tjetër më mirë.

Ne e dimë se si ndodhi, unë nuk jam fajtor për asgjë. Tani duhet të shohim përpara. Vitin e ardhshëm do t’u tregojmë të gjithëve se kush jemi. Ne kemi mjetet për të fituar në Evropë”.

Në intervistën për AFP ai u pyet edhe për alternimin në portë me Keylor Navas dhe portieri ka një paralajmërim për PSG: “Unë mendoj se nuk duhet të ketë asnjë alternim, klubi duhet të bëjë zgjedhje”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit