Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka fituar edhe meçin e dytë në turneun prestigjioz të boksit amator “Strangja”, që po mbahet në Sofje.
Sadiku siguroi kalimin në gjysmëfinale në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Ajo e mposhti ukrainasen Veronika Korets me rezultat të pastër 5:0.
Federata e Boksit e Kosovës thotë se me këtë fitore, Donjeta tashmë ka siguruar medalje, por synimi i saj mbetet medalja e artë.
Vitin e kaluar ajo triumfoi në këtë turne, i cili njihet si më i vjetri në boksin amator në Evropë.






