Pas fitores së madhe kundër tajlandezes, Thananya Somnuek, boksierja jonë Donjeta Sadiku ka folur për meçin, por edhe synimin e saj për të fituar medalje në Olimpiadë.
“Unë kam ardhur këtu vetëm për medalje”, ka theksuar Donjeta në intervistën pas meçit.
Ajo tutje ka folur edhe për meçin e sotëm.
“Ka qenë një kundërshtare shumë e vështirë. Jam ndeshur edhe më herët me të, por së bashku me trajneren e kemi analizuar dhe ashtu siç e kemi analizuar dhe kemi punuar ashtu na rezultoi me sukses”, ka thënë Donjeta për RTK-në.
Ajo tutje përsëriti vendosmërinë e saj për sukses në këtë Olimpiadë, pasi tri vjet më parë në Tokio ishte eliminuar në meçin e parë.
“Siç e thash, kam ardhur me synim shumë të qartë këtu. Normalisht se meçi i parë ka qenë më i komplikuar, mirëpo shpresoj se edhe meçet tjera t’i kaloj sikur ky”, shtoi ajo.