Boksierija kosovare, Donjeta Sadiku është kualifikuar në gjysëmfinale të Turneu nderkombëtar për femra seniore “Çesme” 22-30 Prill 2023.
Sadiku sot me 26 prill në qerekfinale korri fitore bindëse 5:0 kundër boksieres nga Japonia, Ayava Taguchi dhe u kualifikua për në gjysëmfinale ku siguroi medaljen e bronzët.
Donjeta tregoi një boks të mirë dhe cilësor, gjatë tre raundave dominoi në ring dhe tregoi se është në formë të mirë. Nesër me 27 prill në gjysëmfinale takohet me boksierën vendore nga Turqia Gizem Ozer.