Sadikut, fituese e medaljes së bronztë në Botëror dhe Evropian, iu mohua e drejta për të garuar si kosovare në turneun e boksit në nuk do të marrë pjesë në Nju Delhi.
Qeveria indiane e kishte kushtëzuar atë me lëshimin e vizës nëse pranon të garojë pa asnjë simbol të Kosovës.
“Me këtë video, po i bëj thirrje qeverisë së Indisë ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe të më lejoj të garoj për Republikën e Kosovës me të gjitha të drejtat që më takojnë”, thotë Sadiku në një video-mesazh drejtuar Indisë.
India nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe kjo nuk është hera e parë që ky vend ia ndalon pjesëmarrjen Sadikut në një botëror.
“Pavarësisht se gjatë vitit të kaluar kam fituar medalje botërore dhe evropiane, sot, përsëri, po m’u mohohet e drejta ta përfaqësoj shtetin tim me simbole shtetërore në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Indi. Ky vendim bie ndesh me të gjitha rregullat dhe ka shkaktuar zhgënjim të madh në mua dhe në të gjithë mbështetësit e mi”.
Ministria e Jashtme e Indisë kishte pranuar të jepte viza për ekipin kosovar të boksit fillimisht, para se t’i vinte kushte Sadikut të paraqitej në ring dhe jashtë tij pa asnjë simbol shtetëror të Kosovës.
Sadiku shtoi: “Federata e Boksit e Kosovës është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Boksit që nga nëntori i vitit 2014. Është e padrejtë që Kosova të trajtohet ndryshe nga të gjithë anëtarët e tjerë për arsyeje politike. Unë besoj në fuqinë e sportit për t’i bashkuar njerëzit dhe për të promovuar paqe dhe mirëkuptim midis popujve.”
Kjo është hera e tretë që Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Kampionatet Botërore në Indi dhe rrjedhimisht mundësia për të fituar një tjetër medalje botërore.
Botërori është gara më e rëndësishme e Federatës Ndërkombëtare të Boksit, e cila ka lejuar diskriminimin ndaj kosovarëve duke mos bërë asgjë që boksierët të lejohen të marrin pjesë në kushte të barabarta me të tjerët, dhe duke e lejuar Indinë ta organizojë botërorin sërish pavarësisht historisë së saj diskriminuese ndaj Sadikut.