Sulmuesi shqiptar, Donis Avdijaj, ka zbuluar se para se të nënshkruante me skuadrën e Schalkes, kishte pasur ofertë nga gjigantët si Liverpool dhe Real Madrid.
Në një intervistë për Liverpool.echo, Avdijaj ka rrëfyer se refuzimi i këtyre ekipeve, në veçanti Liverpoolit është gabimi më i madh i jetës së tij.
“Gabimi im më i madh, për të cilin jam penduar shumë, ishte refuzimi i një mega oferte nga Liverpool para se të nënshkruaja kontratën e gjatë me Schalken. Kisha gjithashtu një nga Real Madrid”, u shpreh Avdijaj.
Reprezentuesi kosovar realizoi një numër të vogël, 12, paraqitjesh për Schalken gjatë një periudhe shtatëvjeçare përpara se të largohej për t’iu bashkuar ekipit holandez Ëillem II në vitin 2018. Ai e bëri rrugën e tij nëpër klube në Turqi, Skoci, Qipro dhe Zvicër pa shumë sukses.
Derisa sot, 27-vjeçari ka skalitur vendin e tij në Bundesligën austriake me Hartberg. Sulmuesi shënoi 12 gola dhe gjashtë asistime mbresëlënëse këtë.