31.7 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Donis Avdijaj bëhet me ekip të ri

- Advertisement -

Donis Avdijaj është bërë me ekip të ri.

Futbollisti kosovar është transferuar tek ekipi Wolfsberger AC.

Klubi austriak e ka bërë publik lajmin përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale, përcjell “Gazeta Express”.

“RZ Pellets WAC e ka transferuar ish-lojtarin e Hartberg, Donis Avdijaj, si transferim i lirë. Avdijaj, i cili do ta veshë fanellën me numër 10 në Lavanttal, tani do të jetë në kërkim të golave për ekipin tonë. Mirë se vjen në Wolfpack, Donis”, shkroi klubi austriak.

Avdijaj, dikur përfaqësues i Kosovës, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin austriak.

Në edicionin e fundit ai ishte pjesë e ekipit Hartberg, me të cilin i kishte realizuar 11 gola dhe i kishte bërë 14 asistime në 36 ndeshje të zhvilluara në Superligën austriake.

28 vjeçari duket se e ka gjetur formën e dikurshme, ndërsa synon ta “kap” trenin e fundit në karrierë, e cila iu përshkua me probleme dhe me largime të shpeshta nga klubet ku kishte luajtur.

E këto probleme e kanë lënë edhe jashtë Kombëtares së Kosovës qe një kohë të gjatë, ish-futbollistin e Schalkes, i cili një kohë vlente 50 milionë euro.

Të ngjashme

Të fundit