Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë që e kishte dhënë për emisionin “Canape” të autorit Shpend Lipa, ndër të tjera ishte pyetur edhe për shkollimin e vajzave të saj. Osmani në këtë intervistë me plotë mburrje kishte treguar se bashkë me Prindonin, kishin vendosur t’i çonin vajzat e tyre në shkollë të shtetit, shkruan Gazeta Express.
Sipas Osmanit, shkolla publike të jep një bazament të fuqishëm.
“Ajo ka qenë shumë me rëndësi për ne, që të rriten sikur të gjithë të tjerët. Si politikan e kupton shumë më mirë se me çfarë problemesh ballafaqohen qytetarët e tu, kur edhe ti ballafaqohesh me ato probleme”, kishte deklaruar Osmani më 31 dhjetor 2024.
Përveç tjerash, Osmani në këtë interviste të dhënë më 31 dhjetor 2024, kishte thënë se përveç tjerash, dëshironin që vajzat e saj të rriteshin si të gjithë të tjerët.
Megjithatë kur kanë kaluar disa muaj nga kjo intervistë, presidentja Osmani është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi një media kishte provuar të realizonte një storie në shkollën private ku tashmë Osmani çon vajzat e saj. Në arsyetim, Osmani ka numëruar kushtet e këqija në shkolla publike dhe ka përmendur edhe aspektin e sigurisë si arsye pse ka vendosur t’i çojë në shkollë private.