9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Donika Kadajt “i shpërblehet” mundi, rehatohet si këshilltare e Vjosa Osmanit

- Advertisement -

Donika Kadaj Bujupi është emëruar këshilltare e Presidentes Osmani.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar sot Donika Kadaj Bujupi, këshilltare në Kabinetin e Presidentes.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga presidenca e Kosovës.

“Kadaj Bujupi ka përvojë të gjatë parlamentare, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pesë mandate, ku ka shërbyer në komisione të ndryshme, përfshirë atë të politikës së jashtme, integrimit evropian, arsimit”, thuhet në komunikatë.

“Përgjatë përvojës së saj profesionale, znj. Kadaj Bujupi ka punuar në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa është angazhuar vazhdimisht në tema të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, ambientit dhe arsimit. Në Presidencë, znj. Kadaj Bujupi do të angazhohet, ndër të tjera, në fushën e komunikimit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”, thotë tutje.

Presidentja Osmani, i ka uruar mirëseardhje Kadaj Bujupi, dhe ka theksuar se përvoja e saj e gjatë profesionale do të kontribuojë edhe më shumë në arritjen e objektivave të Kabinetit të Presidentes dhe avancimit të mëtutjeshëm të punës së Presidencë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit