Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka dhënë leje për vizitë kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, që ta vizitojë Kosovën këtë të hënë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022”, thuhet në njoftimin e Ministrisë
Tutje, aty thuhet se dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Kosovës dhe Serbisë.