14.2 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Donika Gërvalla e quan ‘film’ kërkesën e deputetëve që të anulohet rritja e çmimit të rrymës

Deputetja e VV-së, Donika Gërvalla, ka thënë se opozita po bën filma, duke bërë kërkesë në ZRRE për anulimin e vendimit për çmimin e rrymës.

“Kërkesat bëhen kur Kuvendi konstituohet. Të gjitha këto janë filma, filma jokreativ, pa fantazi”, tha ajo.

Gërvalla foli edhe për takimin e Vuçiqit me Putinin në Rusi.

“Bëmë edhe një tentativë për të zhbllokuar procesin sepse tashmë është i pakuptueshëm, por edhe për të gjithë qytetarët shihet se procesi duhet të ec përpara. Mundësitë janë për ta zhbllokuar që sot, madje u shfrytëzua foltorja e Kuvendit për të dhënë deklarata që situata do të mbetet e bllokuar. Jemi përpjekur të përçojmë sinjale që jemi të interesuar për konstituimin e Kuvendit. Dihet qartë kush i bën propozimet dhe si shkon procesi. Ka ardhur një propozim absurd nga LDK-ja, që ta kujton vitin 1999 ku duhej të bëheshin zgjidhje tranzitore. Këtë gjë e kam theksuar edhe në takimin me ministrat e jashtëm të BE-së, ku dje më qartë se kurrë u pa se kush qëndron në cilën anë. Fakti që presidenti serb ndodhet në Moskë, dhe krah për krah me diktatorin Putin, është një situatë në të cilën bëjmë thirrje që BE-ja të heq dorë nga politika e ledhatimit që ka dështuar me Putinin, e cila është e destinuar të dështojë edhe me Vuçiqin. Kërkojmë nga BE-ja të dënojë jo vetëm këtë vizitë, por të gjitha aktet që Serbia bënë ndaj shteteve fqinje. Nuk kemi kohë për të humbur, opozita t’i thërrasë mendjes e të mos bllokojë procese”, tha ajo më tutje.

Gërvalla tha se po e presin ftesën e presidentes, e më pas të vendosin.

“Nëse presidentja dërgon ftesë, do ta shohim çka përmban ftesa, dhe për çka na thërret presidentja. Ta shohim letrën, ftesën, temën, dhe do ta japim përgjigjen”, tha ajo.

“Unë e ftoj AAK-në që nëse kanë argumente, ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, sepse është bërë bajat, ai që mendon që ka shkelje nuk duhet ta mbajë pezull, por duhet ta dorëzojë në Gjykatë, sepse vetëm kështu sqarohet. Kjo është vetëm një propagandë për të arsyetuar bllokadën, por nëse AAK-ja mendon se ka shkelje, duhet të nxitojë”, tha Gërvalla.

Të ngjashme

Të fundit