-2.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Donaldi publikon këngën dhe “PO”, i dedikohet Borës

- Advertisement -

Donald Veshaj sapo publikoi këngën e tij të re, të titulluar “Nuk je”.

Por, pas “Big Brother VIP”, nëse të gjithë ishin duke pritur një emision, Donaldi paralajmëroi se videoklipi do të publikohej më date 19 mars, në orën 18:00.

“Ok, une duhet te beja dicka, me shume dashuri neser ora 18:00 premiere ne youtube”, ka shkruar ai krahas një pjese të trasmetuar nga videoklipi.

Nga fraza e tekstit të këngës “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”, fansat e tij menduan se kjo këngë është një dedikim për Borën.

“News31” solli në vëmëndje një bisedë mes Donaldit dhe Semit ku ai shprehej se:

 “Ka njerëz që shprehen ka njerëz që nuk shprehen. Unë jam njeri që nuk shprehem. Isha midis kësaj tjetrës dhe më thuaj a jam idiot a jam idiot i joti, dhe vendosëm këtë tjetrën: ‘dhe un thyhem sa herë shkon ti por nuk ta shpreh’”- duke iu referuar këngës “TL”.

Më pas, Semi e pyet pse nuk e vendosi këtë pjesë në këngë.

“Po ta kemi për ndonjë gjë tjetër”- u përgjigj Donaldi teksa vazhdoi të këndonte i emocionuar ‘Toxic Love’.

Por një tjetër shenjë që na vërteton që Donaldi i ka dedikuar këtë këngë Borës është edhe data 5-së, e cila shfaqet gjatë klipit të tij.

Kujtojmë që në datën 5 Donaldi dhe Bora janë lidhur për herë të parë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit