Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Ritvana Fetahu, duket se ka konfirmuar pjesëmarrjen e Donaldit në programin e ri që do të moderojë Bora Zemani.
Pak kohë më parë ajo i kërkoi Borës dhe Donaldit të martohen, teksa postoi një video ku ndodhej në makinë me një mikeshë duke dëgjuar këngën e Donaldit me titull “Nuk je”.
Krah videos së publikuar në Instagram, Ritvana shkroi: “Dikush këtu është shumë e interesuar që Bora dhe Donaldi të martohen. A ke pranuar Bora që të qetësohet?”- teksa ka etiketuar moderatoren, dhe shoqen e saj.
Më pas Ritvana ka publikuar një tjetër video duke shkruar se shoqja e saj është fanse e tyre.
Nga ana tjetër, Bora konfirmoi ditën e djeshme se do të jetë prezantuese e ‘Dancing With the stars’ dhe u shpreh se e pret një rrugëtim i ri, teksa ka pyetur dhe ndjekësit nëse janë gati të zbulojnë dhe të ndjekin të preferuarin e tij në ‘arenën e kërcimit’.
Në videon e publikuar Ritvana la një koment: “Mezi presim, sidomos @blinda_jus”, duke etiketuar mikeshën e saj, e cila kërkoi pak kohë më parë që Bora dhe Donaldi të martohen.
Bora Zemani vendosi t’i japë publikisht një përgjigje duke i komentuar dy zemra.
Mos vallë ky ishte një konfirmim?!!