Bora Zemani dhe Donald Veshaj ishin padyshim personazhet më të përfolur muajve të fundit.
Takimi që patën në Big Brother dha shpresë për ribashkim, shpresa që u shuan pas lidhjes së aktorit me Beatrix.

E një gjë e tillë duket e pamundur të ndodh, të paktën kështu u mor një postim i fundit i prezantueses në TikTok ku përmes një zëri fëmije ajo jep një mesazh që nga të gjithë u besua se është për Donaldin.
‘’Imagjino të më vijë ai kështu dhe unë ta shty t’i them jo sdua’’, thotë Bora në video ku tregon një unazë dhe e ka fjalën për propozim, të cilin thotë se do ta refuzonte.
Menjëherë pas publikimit të videos fansat e lidhën me Donaldin.

Kujtojmë se dyshja kishin një lidhje dashurie, e cila zgjati rreth 3 vite dhe u ndërpre disa mua para se Donaldi të bëhej pjesë e Big Brother.
Lidhja e tij me Beatrix Ramosaj si duket ishte vulë për shuarjen e gjasave për rikthim mes tyre.