Mbrëmja e djeshme në “Dancing With the Stars” ishte e mbushur sigurisht me numra shumë interesante kërcimi, plot emocione, disa debate dhe mbi të gjitha me shumë lodhje. Dicka e pritshme sigurisht, duke qenë se realizimi i një spektakli të tillë është i lodhshëm dhe kërkon edhe sakrifica. Sakrifica edhe si ato të Bora Zemanit, që ka qëndruar mbi taka për disa orë rresht (sakfirica të tilla pacim) dhe “hallin” moderatores ja ka qarë askush tjetër vecse partneri i saj, Donald Veshaj.
Tashmëi pandashëm nga prapaskena e “DWTS” ai ka postuar një foto në Instagram-in e tij, teksa tregon “plagët e betejës” së Borës dhe bashkangjitur shkruan thjesht “Gjynah”. Me fjalë të thjeshta, por të qarta.
about:blank
Tani besojmë që përtej fotos, duke parë situatën, Donaldi e ka marrë në krahë partneren dhe e ka cuar ashtu deri në shtëpi, se nuk e besojmë që është mjaftuar vetëm me një “Gjynah”. Ndërkohë që nga ana tjetër kur do ta nisim peticionin që edhe moderatoret të kenë mundësinë të veshin të sheshta?