Pas shumë javësh heshtje që nga mbarimi i Big Brother Vip, Donaldi ka reaguar sot për herë të parë publikisht përmes një postimi në Isntastory, ku ka qenë tepër i qartë.
Pas falendërimit për mbështetjen e madhe, ai shprehet se është i penduar për humbjen që pësoi në Big Brother dhe që uron që bora të shkrihet. Sigurisht që e ka fjalën për Borën që e njohim të gjithë, dhe jo borën si fenomen natyror.
“Ndërkohë që kamerat janë fikur uroj të kuptoni e respektoni qe tanime kjo eshte jeta ime reale e si te tille dua ta trajtoj. Kam kerkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat qe nuk duhet ti kisha hapur kurre. Me ndihmen e kohes dhe te diellit, uroj që bora të shkrihet”, ishte një pjesë e mesazhit të gjatë të Donaldit.
Pas përfundimit të Big Brother Vip, Donaldi bashkë me Romeon e kanë lënë pas dore ekranin, ku pritej të sillnin emisionin e tyre “Më lër të flas” në TCH dhe tani i janë futur me “kokë” muzikës.
Këtë gjë e ka shprehur edhe në reagimin e tij të mëparshëm ku thotë që artin e tij do ta shprehë në formën që ai di më mirë si dhe dashamirësinë që ka amrrë nga publiku këtë kohë të ketë mundësi t’ua kthej.
Me reagimin e sotëm, Donaldi i ka vënë vulën historisë së shkurtër të dashurisë më Triksën dhe tani qëllimi i tij është padyshim rikthimi me Borën, gjithmonë nëse ajo shkrihet.