Ndërsa pritet që për më pak se një javë të nisë shtatori dhe rikthimi i shumë emisioneve televizive, po gëlojnë kudo thashethemet. Fillimisht, e kishte radhën Kiara Tito, e cila u përfol për moderimin e “Shqiptarët për shqiptarët” dhe më pas, për moderimin e “BBVK 3”.
Tanimë, është radha e binjakëve Veshaj që të jenë në qendër të thashethemeve. Media të ndryshme kanë raportuar se moderatorët do të prezantojnë “Fiks Fare”, programin investigativ, i cili trajton me nota sarkazme rastet flagrante që ndodhin në Shqipëri.
Pra, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim e të presim…
Rikujtojmë se sezoni i kaluar i “Fiks Fare” moderohej nga Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.