11.9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Donald Tusk zgjedhet kryeministër i Polonisë, gëzohet Abdixhiku: Është mik i madh i Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Donalt Tusk për zgjedhjen e ti si kryeministër i Polonisë.

Abdixhiku ka shkruar se Tusk është një mik i madh i Kosovës dhe një mbështetës i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Abdixhiku tutje ka zbuluar një detaj duke shkruar se Tusk u kishte premtuar se nëse zgjidhej kryeministër LDK-ja do ta kishte derën e hapur.

Postimi i plotë:

Donald Tusk është zgjedhur Kryeministër i Polonisë.

Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i madh i Kosovës dhe popullit tonë. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetës i Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda politikës evropiane në secilin rol që kishte deri më tani.

Një vit më parë, në takimin e zhvilluar në Roterdam, më tha se po kthehej në vendlindje për të fituar garën që i ishte vënë përballë; dhe se Kosova e LDK do të kenë një derë të hapur më shumë.

LDK do të vë në dispozicion të Republikës relacionin e afërt që ka me Donald Tusk.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit