Donald Trump po kalon kohë të vështira dhe gruaja e tij, Melania Trump, duket se nuk është në krah të tij si më parë.
Këto dyshime u nxitën edhe nga fjalimi i Trump në Mar-a-Lago, ku ai falënderoi familjen për mbështetjen e dhënë. Pjesëtarë të rëndësishëm të familjes Trump ishin të pranishëm, duke përfshirë Donald Jr., Eric dhe Tiffany Trump, por pa ish-Zonjën e Parë.
Mediat e huaja shkruajnë se Melania ka vendosur të mos e mbështesë fizikisht bashkëshortin e saj sepse është e mërzitur për marrëdhënien e tij me yllin e filmave për të rritur.
Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave në lidhje me pagesat e paligjshme të bëra në fushatën e vitit 2016 që përfshin një skemë për të paguar yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels.Akuzat ndaj Donald Trump shkaktuan një rritje të madhe të kërkimeve të emrit të Stormy Daniels në Pornhub.
Faqja për të rritur tha për mediat e huaja se dita kur Trump ndodhej në gjykatën penale të Manhattan çoi në një rritje rekord, me afërsisht një rritje prej 32% në mesataren tipike ditore të kërkimeve të yllit të pornos./TCh