Eksperti i gjeopolitikës, Ledion Krisafi u shpreh në emisionin “360 Gradë” se presidenti i SHBA, Donald Trump nuk po kupton thelbin e luftës në Ukrainë, që është të dobësojë Rusinë.
Ai theksoi se Trump do vetëm parë që ka dhënë Ukrainës mbrapsht, pa marrë parasysh që është dobësuar rivali i tij gjeopolitik.
“Kam përshtypjen se Donald Trump nuk kupton se cili është thelbi i luftës së Ukrainës, i cili ka qenë për të dobësuar një rival të madh siç ishte Rusia. Një nga qëllimet ky ishte. Nëse arrijmë në këtë marrëveshje që janë duke përvijuar, nuk besoj që Rusia del e dobësuar nga gjithë kjo situatë. Ky është shqetësimi i Europës nga ana tjetër, që mund të nxjerri një Rusi më të fortë në fund të kësaj lufte.
Vetë Donald Trump nuk po e kupton se cili është qëllimi i luftës sepse po i kërkon Ukrainës që t’i kthejë pas paratë që i ka dhënë SHBA gjatë këtyre viteve, 5 herë më shumë. Por ato paratë janë për të dobësuar një rival gjeopolitik. Pra, nuk është thjesht çështje parash. Nëse Donald Trump tha nuk më intereson, dua vetëm paratë e mia”, tha Krisafi.