Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë, se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin për të diskutuar një zgjidhje për dhënien fund të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Takimi ndoshta do të zhvillohet në Arabinë Saudite “në një të ardhme jo shumë të largët”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë.
“Kryesisht jam marrë me presidentin Putin në telefon dhe në fund ne duam të takohemi”, tha Trump. “Herën e parë do të takohemi në Arabinë Saudite, do të shohim nëse mund të bëjmë diçka,” tha ai. Më vonë mund të ketë vizita të ndërsjella mes të dyve në vendet e tyre përkatëse. Presidenti republikan nuk dha një datë për një takim./DW