-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Donald Trump do ta “shkundë” NATO-n

- Advertisement -

2/3 e shteteve anëtare të NATO-s po shpenzojnë më shumë se 2% të GDP-së për mbrojtjen. Por me ardhjen e Donald Trumpit në pushtet, shtetet anëtarë duart duhet t’i fusin edhe më në thellësi të xhepit shtetëror.

Në vitin 2018 Trump kishte sugjeruar që anëtarët e NATO-s të dyfishojnë investimet, në 4 për qind të buxhetit vjetor.

SHBA dihet që është fuqia që mbanë mbi supe shumicën e barrës së shpenzimeve por edhe forcën, dhe ndikimi i qëndrimeve të Trumpit ka reflektuar edhe në qëndrimet e Sekretarit të NATO-s.

Më 7 nëntor sekretari Mark Rutte ka thënë se tashmë 2% nuk është kufiri i shpenzimeve, sepse synojnë më shumë.

Njohës të zhvillimeve dhe sigurisë ndërkombëtare mendojnë se Trump do ta vazhdojë agjendën aty ku e ka lënë administrata e tij, pra ngritjen e shpenzimeve për mbrojtje.

“NATO është në rrezik në dy fronte, në një aspekt, në aspektin e parë është shpenzimet që SHBA tani më i kërkojnë prej shteteve anëtare si Gjermania dhe shtete të tjera, dhe pjesa tjetër është se Trump ka njëfar vizioni tjetër për NATO-n, fokusin e sigurisë të administratës do ta vazhdojë më tepër në aspektin e detit në mes të Kinës-Japonisë-SHBA-së, dhe është zonë e sigurisë, zonë për momentin me interes të lartë për SHBA-në.”, ka deklaruar Abit Hoxha – Profesor,

Sipas Hoxhës, fokusi i sigurisë dhe përqendrimi nga Evropa dhe Azia do të zhvendoset në Oqeanin Paqësor.

Në sytë e anëtarit të delegacionit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s, administrata Trump në raport me aleancën ushtarake më të fuqishme në botë, është e paparashikueshme se çka do të sjellë.

“Tani në bazë të asaj që po analizohet krijohej përshtypja në bazë te deklaratave që ka dhënë Putini dhe vend të caktuara të cilat janë në konflikt ose pranë konfliktit rezulton që z. Trump ka për qëllim t’i ndalë disa luftëra që janë, p.sh. në Ukrainë, ai ka ardhur në pushtet duke thënë që ka me e ndalu luftën në Ukrainë”, ka deklaruar Xhavit Haliti – Deputet i PDK-së.

Haliti thotë se krahas këtyre zhvillimeve, Kosova duhet ta përshtasë ritmin e armatosjes në përputhje me NATO-n, sigurisht në koordinim dhe bashkëpunim me ta. Ai nuk beson që mund të ketë anëtarësim të shpejt të Kosovës, madje as në Partneritetin për Paqe.

Polonia me 4.12%, Estonia me 3.43% dhe SHBA me 3.38% i prijnë listës së investime në mesin e 32 shteteve anëtare të NATO-s. Megjithatë amerikanët mbetet larg për nga vlera e investimeve, me 831 miliardë dollarë investime për një vit. E dyta për nga investimet është Britania e Madhe dukshëm më pak, me vetëm 63 miliardë dollarë buxhet vjetor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit