Donald dhe Romeo Veshaj festojnë sot ditëlindjen e tyre.
Binjakët e famshëm mbushin 27 vjeç, dhe urimin e parë e morën nga miku i tyre, këngëtari i famshëm, Elgit Doda, shkruan lajmi.net.
Elgiti ka postuar një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet me dy djemtë ku janë duke qeshur dhe krahas imazhit shkroi urimin e veçantë.
“Kështu do të qeshim dhe kur të jemi 80-vjeç. Gëzuar ditëlindjen çunat e mi.”, shkruhet në imazhin e publikuar.
Ndryshe, binjakët dhe këngëtari kanë raporte të mira, si dhe bashkëpunimin e tyre “Piccasso”.
