0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Donacioni i Gjermanisë për FSK-në, Rohde: Një hap më afër Kosovës, ju dëshiroj edhe shumë lajme tjera në këtë drejtim

- Advertisement -

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ia dorëzoi ministrit kosovar të mbrojtjes, Ejup Maqedonci çelësat e 5 kamionëve që Gjermania ia dhuroi sot Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rohde, në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni në kazermën “Adem Jashari” tha se ky është “një hap më afër që ne po e bëjmë drejt Kosovës”.

Jam shumë i kënaqur të jem sot në dhënien e këtij donacioni, të pesë kamionëve, financim nga Gjermania. Ky projekt ka filluar që nga viti 2022 me ministrin Mehaj dhe grupin përfaqësues. Kjo është një ndihmë për logjistikën, në fushën e transportit në përgjithësi”, tha ambasadori gjerman.

“Ka pasur edhe 10 kamionë. Dhe tani kemi gjithsej 15 kamionë”, shtoi Rohde.

Ambasadori i Gjermanisë i dëshiroi ministrit Maqedonci edhe shumë lajme tjera të mira në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Faleminderit zoti ministër dhe ju dëshiroj edhe shumë lajme të tjera të mira në këtë drejtim”, tha Rohde në fund të fjalës së tij.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit