Me koncerte e mbrëmje muzikore ka filluar edhe artisti shqiptar, Don Xhoni.
Para disa ditësh, ai hapjen e sezonit të koncerteve e bëri në Skenderaj me numër të madh të qytetarëve që kishin dalë ta prisnin.
E sonte reperi ka paralajmëruar një spektakël tjetër mirëpo nga qytetit i Drenasit.
“Sot për herë të parë n ‘sheshin e Drenasit, du me ju pa krejtve aty se e kemi përgatit një super spektakël”, shkroi ai.
Ndryshe para disa ditësh artisti lansoi projektin e tij të titulluar ‘Katile’.