26.7 C
New York
Thursday, July 31, 2025

Buy now

Don Xhoni dhe Loredana shfaqen për herë të parë bashkë, shtojnë edhe më shumë aludimet

- Advertisement -

Pas javësh të tëra aludimesh dhe zërash për një raport të mundshëm mes tyre, Don Xhoni dhe Loredana Brati, kanë ngritur dyshimet edhe më shumë me një paraqitje të përbashkët që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat.

Reperi nga Drenica ka publikuar së fundmi një video në Instagram, ku shfaqet duke kënduar këngën e tij më të re, “Ça tha”, ndërsa pranë tij qëndron ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Loredana Brati.

Ata duken mjaft të afërt dhe të relaksuar, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje ose së paku për një afrim të veçantë mes tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Fakti që videoja është publikuar vetë nga Don Xhoni, dhe mënyra si Loredana e shoqëron atë në interpretim, ka nxitur kureshtjen dhe entuziazmin e ndjekësve.

Kjo shfaqje vjen pas disa spekulimeve që kanë qarkulluar në media rozë për takime të tyre jashtë vëmendjes së publikut, por kjo është hera e parë që dyshja shfaqen hapur bashkë në një video, duke ngritur pritshmëritë për më shumë zhvillime në ditët në vijim.

Foto: Screenshot/Instagram

Nëse bëhet fjalë për një histori të re dashurie, një miqësi të fortë apo një projekt artistik – mbetet për t’u parë.

E në vazhdim pritet të mësohet e vërteta mes tyre apo një konfirmim nga vet protagonistët. /Telegrafi/

 

Të ngjashme

Të fundit