Jetën e tij super-luksoze artisti nga Drenica, Don Xhoni vazhdon ta ndajë me ndjekësit në rrjete sociale.
Sonte, reperi në një “InstaStory” publikoi një video ku shihej teksa voziste veturën e tij luksoze të tipit Mercedes.
Rikujtojmë se reperi mori famë të madhe në kohen e karantinës dhe për një kohë të shkurtër ai u shndërrua në rep-artistin shqiptarë më të kërkuar.
Projekti I fundit i tij muzikor u publikua para pak javësh dhe është në bashkëpunim me këngëtaren Era Istrefi.