7.3 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Dominimi absolut i LVV-së do të përfundojë më 9 shkurt

- Advertisement -

Nga Shenoll Muharremi

Zgjedhjet me 9 shkurt. Një gjë dihet sigurt, më dominimi absolut i LVV-së nuk do të përsëritet. Edhe ky model i qeverisjes që e kemi parë këto 4 vite, mundemi me shpallë të përfunduar, nuk do të përsëritet.

Në secilën situatë apo scenario do i kemi një qeveri më të gjërë, me më shumë se një akter apo parti politike. Oligarkia politike ku janë marrë vendimet nga një grup i ngushtë njerëzish përfundoj tashmë.

Qeveria e ardhshme do i ketë së paku 2 parti të mëdha, mesiguri LVV dhe njërën nga partitë e mëdha opozitare PDK ose LDK. Varianti që opozita me themelu qeverinë pa LVV nuk janë racionale, e as shumë probabile të mundshme, kjo për vet fajin e tyre që asnjëherë nuk gjetën maturi, vizion dhe forcë me bashkëpunu mes vete. Se kush do ta udhëheq qeverinë do të mbetet e hapur deri momentet e fundit të themelimit të qeverisë, por edhe do të mvaret nga numri dhe përqindja e votave që partitë fitojnë.

Megjithatë, modeli i qeverisjes ka me ndryshu, qeveria e ardhshme ka me qenë dukshëm më e mirë sesa kjo deri tani, për shkak se LVV do i ofroj ministrat më të mirë, ndërsa partneri i koalicionit gjithashtu duhet të i ofroj njerëzit më të mirë të mundshëm. Një gjë gjithashtu mund të dihet, pamvarsisht nëse LDK apo PDK do të jenë partner i LVV-së në qeverisje, ministrat e tyre duhet të jenë të pastër me integritet, që nuk kanë probleme me ligjin dhe nuk kanë pasur afera korruptive.

Në përgjithësi, po përfundon një etapë politike në Kosovë ku qytetari i ndëshkroj dramatikisht partitë politike për një qeverisje me korrupcion dhe nepotizëm e klientelizëm. E sjelli LVV, më shumë me i ndëshku partitë tjera që kishin qeverisur gjatë.

Qytetari dhe bizneset do të përfitojnë më shumë nga këto ndryshime, ndërsa LVV duhet gjithashtu të mësoj nga kjo eksperiencë, mesiguri edhe ajo do të jetë më e fortë në qeverisje gjatë mandatit të ardhshëm.

Por gjithashtu, Kurti dhe LVV nuk do të kritikohen aq shumë, thellë dhe pamëshirshëm në mandatin e ardhshëm se ata tashmë do të kenë në koalicion edhe një parti tjerët, e kjo do e ndryshoj lojën.

Kosova do të ketë një politikë shumë më të balancuar dhe thujase të gjithë akterët, përfshi atë parti të madhe që do të mbetet në opozitë, do të përfitojnë.

Pavarësisht cili do të jetë koalicioni, partia që mbetet në opozitë (LDK ose PDK) do të jetë opozita e vetme e madhe dhe mesiguri do t’i fitojë zgjedhjet e vitit 2028/29.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit