Banorët e nominuar në Big Brother Vip Kosova kanë mbajtur darkën.
Në shtëpinë më të madhe nuk munguan zhvillimet aspak, Dolce ka filluar të qajë.
Ajo u tha banorëve të tjerë të shtëpisë, që nuk janë të nominuar, se duhet të dalë nga Big Brother VIP Kosova 4.
“Po, familja ime më tha që duhet të dalë nga shtëpia absolutisht për një çështje gjyqësore”.
“Gjyqësore unë e kam mbaruar, unë kam hall se mos është dikush keq”, ka thënë Dolce.






