-1.6 C
New York
Monday, December 15, 2025

Buy now

Dolce e mohon marrëdhënien me Edin para prime-it: Ishte vetëm njohje

- Advertisement -

Dolce, e cila kohët e fundit filloi të distancohej, i është rrëfyer banores Hygerta para fillimit të spektaklit, duke hedhur dyshime të forta mbi natyrën e marrëdhënies me Edin.

Duke folur me Hygertën për natyrën e afërsisë fizike brenda shtëpisë, Dolce theksoi se statusi i saj me Edin ishte thjesht një njohje.

“Po mund të flejmë bashkë, mund të fle me Edon, Kushtrimin, mund të fle me ty, ne mund të flejmë me këdo këtu, se këtu po flenë të gjithë meshkuj dhe femra bashkë. Përveç se ne kishim diçka më shumë, nuk është se kishim një lidhje, ne ishim në njohje,” tha ajo.

Modelja shtoi se në moshën 31-vjeçare, ajo e kupton mirë ndryshimin mes njohjes dhe lidhjes, duke mos dashur të krijojë iluzione:

“Të flasim gjërat realitet, unë i kam bërë 31 vjet, pardje i bëra 31, kam arritur në një pikë se e di çfarë është një njohje dhe lidhje, dhe as nuk më aludon asgjë dhe as nuk aludoj veten për diçka. Unë kam qef të shijoje gjërat çdo moment, një njohje, një shoqëri, shokë shoqe, një dashuri.”

Ajo e mbylli bisedën shkurt, duke shtuar se ajo po “fiket”.

Pak orë më parë, produksioni i Big Brother VIP Kosova ka paralajmëruar se prime-i i sotëm do t’i dedikohet “fytyrës tjetër” që Dolce tregoi në Grande Fratello, ku Edi Kuçi do të vihet përballë pamjeve që pritet ta habisin.

Edi pritet të mësojë sonte se, ndërkohë që ai e priste me mall, Dolce i bindi italianët se në Kosovë nuk e priste askush që i interesonte vërtet.

Si do të reagojë Edi pas këtij konfirmimi vizual, mbetet për t’u parë në spektaklin e sotëm të BBVK 4.

Të ngjashme

Të fundit