Mëngjesi i sotëm në shtëpinë e BBVK u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë dhe shumë afeksion mes Dolce dhe Edit, të cilët që prej ditësh kanë krijuar një afrimitet të dukshëm.
Që në orët e para, dyshja u pa duke përqafuar njëri-tjetrin në mënyrë të vazhdueshme, duke shkëmbyer puthje dhe gjeste të buta që tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut.
Në pamjet e transmetuara, Dolce ishte e mbështetur në kraharorin e Edit, ndërsa të dy shkëmbenin fjalë buzëqeshje të vazhdueshme.
Gjestet e tyre të ngrohta u interpretuan nga shumë shikues si një shenjë e qartë se lidhja dhe kimia mes tyre po thellohet dita-ditës.
Një moment që bëri përshtypje ishte ai kur, gjatë përkëdheljeve që po bënin, Dolce iu afrua veshit të Edit dhe e kafshoi lehtë, duke shkaktuar reagime të shumta nga komentuesit që e panë skenën si flirtim të pastër dhe spontan.
Ky afrim i tyre ka hapur sërish diskutime në rrjete sociale për dinamikën e raportit Dolce–Edi, ndërsa fansat po presin të shohin nëse kjo marrëdhënie do të marrë një drejtim më serioz në vijim të qëndrimit të tyre brenda shtëpisë.






