Mediumi kishte raportuar javën e kaluar se presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi kishte planifikuar fshehurazi të prodhonte 40,000 raketa për Rusinë. Por në një artikull të ri të enjten, bazuar në dosjet e zbuluara të Pentagonit që kishin qarkulluar në internet, gazeta tha se Kajro e pezulloi atë iniciativw në fillim të marsit.
Washington Post tha se Egjipti e miratoi gjithashtu shitjen e municionevenë SHBA “për transferim në Ukrainë”, duke e quajtur ndryshimin një “fitore të dukshme diplomatike” për administratën e presidentit Joe Biden.
Egjipti, i cili ka raporte tw mira me Rusinë, pavarësisht se është një aleat i ngushtë i SHBA-së, ka mohuar më parë planet për të prodhuar raketa për forcat ruse, duke theksuar se po ndjek një politikë të “mospërfshirjes” në luftën e Rusisë në Ukrainë.
Javën e kaluar, autoritetet amerikane arrestuan një anëtar të Gardës Kombëtare të Forcave Ajrore, duke e akuzuar atë për postimin e dokumenteve sekrete në internet të destinuara për zyrtarë të lartë të Pentagonit.
Dosjet, të cilat u shfaqën për herë të parë në uebsajtin e mediave sociale Discord, përfshinin detaje të mbështetjes ushtarake perëndimore për Ukrainën, informacione rreth përpjekjeve luftarake të Rusisë dhe inteligjencës të mbledhura nga shtetet aleate.
Zyrtarët amerikanë nuk e kanë mohuar vlefshmërinë e dokumenteve, duke pranuar se ato “paraqesin një rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare” dhe duken të jenë reale, megjithëse në disa raste të ndryshuara, shkruan AlJazeera,