Këtë qasje të butë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, e pati diplomati më i lartë i botës, Antonio Guterres vetëm për t’u arritur rezultati i marrëveshjes së grurit që e ndërmjetësoi bashkë me Turqinë.
Gjithë këto pretendime për kreun e Kombeve te Bashkuara, u publikuan në dokumentin e radhës të zbuluar në internet të rrjedhur nga Pentagoni.
Dosjet tregojnë se Uashingtoni ka monitoruar nga afër, Guterres dhe i ka parë edhe komunikimet private që sekretari i OKB i pati më zëvendësin e tij.
Në këtë dokument amerikanët fokus të veçantë i kushtojnë marrëveshjes së drithit të arritur në korrik pas frikës së një krize globale ushqimore.
Aty thuhej se Guterres donte dëshpërimisht ujdinë me Moskën e Kievin sa ishte i gatshëm të akomodonte shumë nga kërkesat ruse.
Por, me gjithë këtë interpretim të Amerikës për përpjekjen e Guterres u shfaqën të pakënaqur zyrtarët e lartë të OKB-së.
Sipas tyre, kreu i Kombeve të Bashkuara ka shprehur qartë dhe disa herë kundërshtimin e tij ndaj luftës së Rusisë.
Megjithatë theksuan se kjo organizatë globale ka interes të mbrojë edhe interesat e njerëzve të varfër në botë që mund të përballeshin më një krizë të rëndë ushqimore.
Rusia është ankuar shpesh se eksportet e saj të grurit dhe plehrave janë prekur nga sanksionet ndërkombëtare dhe ka kërcënuar të paktën dy herë të pezullojë bashkëpunimin me marrëveshjen e drithit nëse perëndimi nuk merr parasysh kërkesat e saj.