Platforma Netflix ka publikuar trailerin e dokumentarit të ish-yllit të “Bayëatch” Pamela Anderson.
I titulluar “Pamela, a Love Story” dokumetari ndalet tek karriera dhe jeta private e modeles së njohur.
I pyetur se sa kontribut ka pasur vetë Anderson në dokumentar, regjisori Ryan White thotë: “Ajo nuk ka interes të shohë dokumentarin final sepse për të gjithçka ka të bëjë me përvojën e të bërit diçka dhe të përjetuarit të atij momenti.”
Pritet që dokumentari ti japë publikut një përgjigje rreth marrëdhënies së saj komplekse me ish-bashkëshortin Tommy Lee. Anderson dhe Lee u martuan në vitin 1995 pasi u njohën për vetëm katër ditë dhe shpejt u gjendën në qendër të një stuhie mediatike kur kaseta e tyre personale me përmbajtje intime u zbulua në internet.
Kaseta u realizua në vitin 1995 dhe shfaqte Anderson dhe Lee duke kryer marrëdhënie seksuale në një varkë në Arizona. Lee pretendoi se kaseta ishte vjedhur nga një punonjës në shtëpinë e tij i cili më pas e shiti atë për ta parë gjithë bota.
Anderson njoftoi në mars të vitit 2022 se do të fliste për jetën e saj në një dokumentar të ardhshëm të Netflix. Për këtë projekt ka disa vite që punohet dhe do të jetë gati për fansat kureshatrë më 31 janar.