Njësia Elitare e Policisë së Kosovës, FIT ka protestuar sot në shenjë pakënaqësue për shtesat e rrezikshmërisë.
Protesta e policëve është mbajtur para Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ata kanë dy kërkesa kryesore:
1 . Kategorizimi si Njësi të Veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve
2 . Rrezikshmëria të caktohet në 50% të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.