Gjinekologu Musa Krasniqi ka bërë të ditur se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka pranuar që të takohet më të.
Krasniqi ka njoftuar se Vitia nuk ka dal as nga zyrja që ta përshëndes.
Ai tutje ka thënë se askush nuk mund ta pengoj për të ndihmuar bashkëvendësit e tij.
“Sot Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia nuk m’pranoj n’takim n’zyrën e tij ! Ai as që doli nga zyra t’me përshëndes! Shpresoj që askush nuk mund t’me pengoj për t’ndihmuar bashkëvendëset e mia dhe bashkëvendëset e mi. Askush nuk mund t’ma merr atdhedashurinë!” – ka shkruar ai në Facebook.
Gjinekologu, Musa Krasniqi është ekspert dhe novator i njohur në Danimarkë, që risitë e veta profesionale operative i ka sjellë edhe në atdhe.
Krasniqi është i pari gjinekolog në Danimarkë e Skandinavi që përdori për herë të parë e i pavarur largimin e mitrës dhe adnexeve (vezorëve e vezëperquesve) me laparaskop në rrugë natyrore (vagjinale) këto metoda i ka përdorur gjatë javës së kaluar edhe në Spitalin e Pejës.