Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë euro në Prishtinë

- Advertisement -

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit janë identifikuar preparate për trajtimin e flokëve pas implantit, të cilat nuk ishin përfshirë në dokumentacionin përkatës doganor.

Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët doganorë, mallrat janë ndaluar dhe konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Autoritetet doganore bëjnë të ditur se rasti është trajtuar në bazë të dispozitave të legjislacionit doganor, me qëllim të parandalimit të shmangies nga detyrimet doganore dhe luftimit të aktiviteteve të paligjshme në tregti.

Dogana e Kosovës theksojnë se veprime të tilla dëshmojnë përkushtimin e institucionit për forcimin e kontrolleve doganore, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme në treg dhe parandalimin e hyrjes së mallrave të padeklaruara në tregun e vendit.

 

Të ngjashme

Të fundit