Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të kontrabanduara në vlerë prej 40 mijë euro pas disa kontrolleve të kryera pa paralajmërim tek 5 subjekte.
Në njoftimin e doganës bëhet e ditur se një pjesë e mallit të kontrabanduar, i cili ishte stimulues seksual, ishte me afat të skaduar.
“Në përputhje me procedurat e ligjore, janë iniciuar procedurat kundërvajtese kundër palëve të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme”, thuhet në njoftimin e doganës.
https://m.facebook.com/permalink.php?story_fbid=688479766648491&id=100064594213735&ref=embed_post&wtsid=rdr_0VmjXUOeOaIGf7xtB