-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Dogana sekuestron dy automjete luksoze, vlera e tyre marramendëse

- Advertisement -

Ditën e sotme, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka ndaluar dy vetura me targa të huaja e të cilat s’i kishin kryer procedurat doganore e që të njëjtat s’i kanë plotësuar kushtet për qarkullim të lirë.

Vlera e tyre sipas njoftimit të Doganës vlerësohet të jetë rreth 400 mijë euro.

Njoftimi:

Sot, më 12 Shtator 2024, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në rajonin e Prishtinës kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja, të cilat nuk i kanë kryer procedurat doganore dhe nuk i plotësojnë kushtet për të qenë në qarkullim të lirë.

Vlera e këtyre dy automjeteve vlerësohet të jetë rreth 400,000.00 euro.

Aktualisht, automjetet janë sekuestruar dhe Prokurori Kujdestar është njoftuar për të marrë udhëzime për trajtimin e mëtejmë të rastit

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit