22.7 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Dogana sekuestron 79 telefona te një mobilshop, vlera e tyre mbi 64 mijë euro

- Advertisement -

Dogana e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të telefonave të kontrabanduar, me vlerë tregu mbi 64 mijë euro, gjatë një kontrolli të realizuar më 2 korrik 2025 në një subjekt afarist në Prishtinë.

Aksioni u ndërmor pas një informacioni të pranuar nga një qytetar përmes linjave të hapura për raportimin e kontrabandës dhe veprave të tjera penale. Pas verifikimeve paraprake, njësitet e Doganës kryen një kontroll të plotë të lokalit dhe hapësirave përcjellëse. Gjatë kontrollit, në një aneks shtesë (bodrum) u gjet një kasafortë, brenda së cilës u zbuluan:

  • 49 copë iPhone 16 Pro Max

  • 1 copë iPhone 16 Pro

  • 12 copë iPhone 15 Pro

  • 9 copë Samsung A36 5G

  • 6 copë Samsung A56

  • 2 copë Samsung A26

Të ngjashme

Të fundit