Dogana e Kosovës në bashkëpunimin me policinë kanë sekuestruar 750 pula te gjalla në Gjilan.
Në njoftimin e doganës është thënë se gjatë kontrollit është parë se transportuese nuk ka pasur asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre.
Sipas njoftimit, pulat dyshohet që ishin kontrabanduar nga Serbia.
“Më datê 10.10.2024 nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti transportues VË furgon me targa vendore. Gjatë kontrollit êshtë verejtur se kishte të ngarkuara 750 copë pula te gjalla, pa asnje dokument mbi prej ardhjen e tyre, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Serbia ne Kosovē pērmes rrugeve ilegale. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuesteohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. Rasti mbetet te procedohet nga njësitet e doganës sē Kosovës “, është thënë në njoftim e Doganës së Kosovës.