23.8 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Dogana parandalon hyrjen e 7500 produkteve teknologjike false në Kosovë

- Advertisement -

Dogana e Kosovës ka njoftuar se, gjatë një kontrolli të një ngarkesë të paraqitur për import nëpërmjet Portit të Durrësit, zyrtarët e saj kanë hasur mallra të dyshuara për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale.

Gjatë ekzaminimit, sipas njoftimit, janë identifikuar gjithsej 7500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare, që dyshohet të jetë “Apple”.

“Mbushës telefoni – 1250 copë; Koka mbushës telefoni – 5750 copë; Kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë”, ka njoftuar Dogana.

Mallrat thuhet se kanë përmbajtur dy paketime, ku në paketimin e jashtëm brendi i produktit nuk ishte i cekur, derisa pas hapjes vërehej se paketimi përmbante brende të falsifikuara. /Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit