Home Lajme Dogana parandalon dy raste të kontrabandës së armëve dhe pajisje ushtarake

Dogana parandalon dy raste të kontrabandës së armëve dhe pajisje ushtarake

0
Dogana parandalon dy raste të kontrabandës së armëve dhe pajisje ushtarake

Dogana e Kosovës ka arritur të parandalojëdy raste të kontrabandës së armëve dhe pajisjeve ushtarake.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Dogana.

‘’Gjatë javës së kaluar zyrtarët e Doganës së Kosovës në vendkalimin kufitar Merdarë kanë arritur të zbulojnë dy raste të tentimit të kontrabandës së armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake. Zyrtarët kanë arritur të zbulojnë rastet falë shënjestrimit profesional të hapësirave të autobusëve që kanë ardhur njëri nga Austria dhe tjetri nga Italia. Në të dyja rastet zyrtarët kanë aplikuar kontrollat me skaner ku edhe janë identifikuar armët në mënyrë profesionale’’, thuhet në njoftimin e Doganës.

Po ashtu është bërë e ditur se tani që frekuentimi i vendkalimeve kufitare është shumë i lartë, zyrtarët doganor janë vënë në shërbim të qytetarëve tanë nga diaspora dhe njëherit janë të përkushtuar të zbatojnë kontrolla të shënjestruara, për të parandaluar keqpërdorimet e ngarkesës në vendkalime nga persona të prirë në kriminalitet.

Exit mobile version